+355 4 2259 425 info@ivodent.edu.al

FAQ

A është i akredituar Kolegji Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners” dhe programi i tij i studimit “Teknikë e Lartë Dentare”?

Po, Kolegji Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners” dhe programi i tij i studimit “Teknikë e Lartë Dentare” janë akredituar me Urdhër nr. 328 datë 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Per informim te metejshem Ju lutem klikoni ne faqen e Agjensise Publike te Akreditimit te Arsimit te Larte ne Shqiperi nen kete link ose kopjoni manualisht adresen e meposhtme dhe riperseriteni ne browserin tuaj:

http://aaal.edu.al/sq/al/institucionet-ne-al/index.php?option=com_content&view=article&id=420&catid=76&Itemid=256&lang=sq#programet-e-ciklit-të-parë

Cilat janë kriteret e pranimit në programin e studimit për Laborant të Lartë Dentar ?

Për tu pranuar në këtë program studimi duhet të kesh mbaruar shkollën e mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore me mesatare më të lartë se kriteri i vendosur me Vendim të Këshillit të Ministrave ose një ekuivalent të tyre të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë. Në këtë program studimi pranohen 24 studentë në vit dhe rregjistrimet mbyllen kur arrihet ky numer i të rregjistruarve.

Cilat janë dokumentat e nevojshme për rregjistrim?

Dëftesa e shkollës së mesme, Çertifikata e Maturës Shtetërore dhe një dokument identifikimi me foto.

A ofrohet akomodim në banesa për studentët nga Kolegji Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners” ?

Stafi administrativ i Kolegjit kujdeset për të sistemuar në banesa studentët e Kolegjit duke ofruar disa variante apartamentesh me qera pranë Kolegjit, dhe të përshtashme nga ana e pagesës. Por pagesa e qerasë nuk përfshihet në koston e studimeve dhe përballohet nga vetë studentët.

Sa kushton studimi në programin e studimit për laborant të lartë dentar në Kolegjin tuaj?

Pagesa për studimin si laborant I lartë dentar pranë Kolegjit tonë është 2500 Euro/vit. Në pagesë përfshihet cdo shpenzim që ka të bëjë me shkollimin (materialet dentare, kitet profesionale, librat, bluzat, trajnimet ndërkombëtare, tarifa e rregjistrimit etj.) me përjashtim vetëm të banimit dhe ushqimit.

Mos prisni kaq gjate Regjistrohuni sot!

Pse te na zgjidhni ne, pse IVODENT ?

Style Selector

Layout Style

Predefined Colors

Background Image