+355 4 2259 425 info@ivodent.edu.al

Rreth Nesh

Kolegji Profesional Privat "Ivoclar Vivadent & Partners"

Teknike Dentare Profesioniste.

Shkolla e laboranteve dentare Ivocar Vivadent & Partners u hap per here te pare ne shtator 2003 si kurs dyvjecar pas shkolles se mesme per te pergatitur laborante dentare proteziste. Ky institucion eshte krijuar nepermjet nje bashkepunimi te Qendrave te Trainimit te kompanive “IVOCLAR VIVADENT AG” ( Liechtenstein ), “BEGO” ( Germany ), “ALPHADENT” ( Belgium ) dhe distributorit zyrtar ekskluziv ne Shqiperi “Dorina Mele Company” me qellim transmetimin e teknologjive me te perparuara dentare tek studentet e interesuar per nje shkollim te standarteve europiane si laborante dentare proteziste.

Statusi i aktual i kesaj shkolle eshte ai i Kolegjit te Profesional te Teknikeve Dentare me nje kapacitet te kufizuar studentesh ne vit ( jo me shume se 20 studente ). Kolegji eshte akredituar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences ne Shqiperi. dhe I diplomon studentet ne nivelin BACHELOR ne fushen e "Teknologjise Dentare" pas tre vjetesh procesi studimor. Diploma e Kolegjit eshte dokumenti i vetem I cili ju mundeson studenteve te pajisjen me licence profesionale per ushtrimin e profesionit ne Republiken e Shqiperise dhe ne vendet qe kane nenshkruar marreveshjen e Bolonjes per arsimin.

Procesi mesimor eshte organizuar sipas marreveshjes se Bolonjes ne tre vjet ( 6 semestre ). Laboratoret e Kolegjit jane te pajisura sipas standarteve te qendrave te trajnimit te IVOCLAR dhe BEGO perkatesisht ne Zvicer dhe Gjermani. Ato jane gjithashtu te certifikuarar nga bordi i brendeshem i IVOCLAR dhe BEGO si qendra trajnimi te ketyre kompanive per tekniket dentare shqiptare.

Prane laboratorit funksionon edhe klinika dentare ku doktoreshe Dorina Mele ju spjegon studenteve fazat e punes qe lidhin kliniken me laboratorin. Klinika ofron nje vizion te gjere te punimeve protetike perfshire edhe te implantologjine. Studentet pajisen me nje set personal instrumentash, materialet e konsumit te paketuara ne forme individuale dhe me te gjitha tekstet brenda tarifes se shkollimit.

Ekipi i mesimdhenies trajnohet cdo vit nga trainere gjermane e zvicerane sipas nje programi te paracaktuar. Studentet kryejne 6 trainime prej laboranteve gjermane e zvicerane dhe certifikohen ne nivel nderkombetar per punet protetike te meposhtme: Proteze parciale e skeletuar ( BEGO ), Proteze fikse ( porcelan mbi metal ) ( IVOCLAR ) Proteze totale ( Polimerizimi me sistemin Ivocap dhe rreshtimi biofunksional me artikulator Stratos) ( IVOCLAR ) Proteze e pjesshme me atachmente ( ALFADENT ) Proteze e kombinuar ( ALFADENT ) Proteze fikse (e.max press / e.max ceram ) ( IVOCLAR )

Per nje informacion me te detajuar mbi trainimet e organizuara midis kolegjit dhe IVOCLAR VIVADENT AG dhe BEGO klikoni tek linket ne vijim www.ivoclarvivadent.com dhe www.bego.de

Pas mbarimit te ciklit tre vjecar studenteve u ofrohet dhe nje kurs trainimi prane "Academia Dental " ( http://www.academia-dental.de ) Ne mirepresim edhe studente shqipfoles prej jashte kufijve dhe interesohemi per akomodimin e tyre per aresye se diploma jone eshte e vlefshme edhe per territorin e Kosoves.

Kolegji ka bashkepunim me laboratore dentare ne Shqiperi dhe Gjermani si dhe me agjensi punesimi te cilat ndihmojne ne punesimin e studenteve pas diplomimit. Deri tani kolegji ka ndihmuar ne punesimin e nje numuri te konsideruar studentesh ne Shqiperi por edhe ne Greqi , Itali e ShBA.

Diplomat tona njihen ne te gjitha vendet e KE.



Mos prisni kaq gjate Regjistrohuni sot!

Pse te na zgjidhni ne, pse IVODENT ?

Style Selector

Layout Style

Predefined Colors

Background Image