Vendodhje

Rruga Fortuzi, Tiranë

Kohëzgjatja

3 vite me kohë të plotë

Kriteret e pranimit

Mesatare e maturës shtetërore ≥ 6.5

Kredite

180 ECTS

Fillon më

Tetor 2024

Tarifa

300,000 ALL/vit

I akredituar

Kodi: IV724A

Përshkrim i përgjithshëm

Programi i studimit të ciklit të parë BSc. “Teknikë e lartë dentare” organizohet me kohë të plotë dhe zgjat 3 vite akademike, 180 kredite, në përfundim të të cilave lëshohet diploma BSc. “Teknikë e lartë dentare”. Organizimi i studimeve është bazuar tërësisht në Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit si dhe në praktikat më të mira Europiane.
Ky program studimi jep një sistem bazë njohurish formuese teorike dhe praktike që mundësojnë një përgatitje të lartë profesionale të studentit. Programi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të realizojë në radhë të parë afrimin gjithnjë e më shumë te procesit mësimor (kryesisht mësimit praktik) me nevojat e tregut tonë kombëtar e rajonal. Ky afrim realizohet nëpërmjet futjes në shkollë të eksperiencës së teknikëve dentarë shqiptarë si dhe teknikave më efikase në profesionin  e teknikut të lartë dentar.

Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë Bachelor Shkollë e Lartë Diplomë Akredituar

Teknikët e lartë dentarë​

Teknikët e lartë dentarë mund të bashkëpunojnë me teknikë dentarë të tjerë, stomatologë, protezistë, ortodontë dhe kirurgë oralë në sektorët e shëndetit publik ose privat. Studentët e diplomuar janë në gjendje të planifikojnë dhe ndërtojnë punime protetike që plotësojnë nevojat individuale të pacientit. Teknikët dentarë punojnë me një gamë të gjerë materialesh dhe teknikash si: ari, porcelani, plastika, procesi i dyllit të humbur dhe teknikat digjitale dentare. 

Akreditimi

Akreditimi – Programi Universitar “Teknikë e Lartë Dentare” i Akademisë Ivodent është i akredituar nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendim të Bordit të Akreditimit nr 74 me datë 30/06/2023 për formimin e laborantëve dentarë me 180 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.

Akademia Ivodent është riakredituar në vitin 2022 nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, për formimin e teknikëve dentarë dhe diploma e e saj universitare njihet ndërkombëtarisht.

Trajnime ndërkombëtare

Studentët e programit “Teknikë e Lartë Dentare” trajnohen për secilin lloj të protezimit nga trajnues/lektor të qendrave të edukimit dentar të kompanive Ivoclar, BEGO, Renfert, Rhein83, 3Shape dhe Exocad. Ato pajisen me certifikata të njohura në gjithë globin.

Licensimi

Licensimi i teknikëve të lartë dentarë që kanë kryer studimet në programin “Teknikë e Lartë Dentare” pranë Akademisë Ivodent kryhet nga “Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë” me aplikim me dosje, pa provim licensimi.

Staf i kualifikuar

Stafi akademik dhe ndihmës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar në Zvicër, Rhein 83 në Itali dhe 3Shape Danimarkë.

Praktikë profesionale

Akademia interesohet dhe punëson studentët e dalluar që në bankat e shkollës në laboratorin e klinikës sonë si dhe në laboratorët e klientëve tanë në tregun dentar.

Internship ndërkombëtar

Falë marrëveshjeve te Akademisë Ivodent me laboratorë të ndryshëm në Gjermani, studentët kanë mundësi praktikumi që gjatë studimeve si edhe mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të tyre.

Laboratorë sipas standardeve evropiane

Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.

Mundësi për karrierë

Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit mund të gjejnë mundësi punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë, nëpërmjet klinikave të departamentit të shëndetësisë si Teknik Dentar, Protezist dentar dhe Teknik Dentar klinik.

Tarifa

Në tarifë përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me shkollimin si tekstet mësimore, materialet e konsumit, instrumentet, veshjet profesionale të punës, trajnimet e vazhdueshme, provimet dhe riprovimet etj.

Teknik dentar klinik dhe protetik (Protetika e lëvizshme)

Të diplomuarit e këtij profesioni në programin Bachelor njihen me çështjet operative të përfshira në krijimin e një biznesi të ri. Pas përfundimit të studimeve ata pajisen me licensë dhe mund të zotërojnë dhe të operojnë një laborator dhe mund të përparojnë në punësim në role drejtuese si teknikë të lartë dentarë; teknikë të kontrollit të cilësisë; mësimdhënie ose marketing dentar.

Mbështetja për studentët sipërmarrës​

Studentët e diplomuar mbeten partnerë të Akademisë Ivodent edhe pas studimeve. Ata marrin mbështetje financiare dhe teknike për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre dentare nëpërmjet çmimeve preferenciale ose vënien në përdorim të aparaturave, instumentave dhe materialeve. Gjithashtu, ju ofrohen trajnime pas universitare në përditësimin e njohurive mbi teknologjitë dhe materialet e fjalës së fundit.

Akomodimi

Akademia Ivodent interesohet për sistemimin në banesa me qera të studentëve që nuk jetojnë në Tiranë. 

Ndërprerja e studimeve

Studentët duhet të kërkojnë miratimin nga Dekani për të marrë një pushim. Studentët që dëshirojnë të marrin leje, mund ta bëjnë këtë për jo më shumë se një vit. Studentëve që marrin leje nuk mund t’u garantohet një vend në Bachelor pas kthimit të tyre për shkak të kufizimeve të hapësirës dhe kuotave dhe pas ripranimit do t’u nënshtrohen vendeve të disponueshme në momentin e aplikimit.

Ripranimi

Një student që ka ndërprerë regjistrimin dhe që nuk është në një pushim të miratuar, duhet të kërkojë miratimin për ripranim në program nga Dekani. Ripranimi nuk është i garantuar dhe do të konsiderohet rast pas rasti.

Dokumente

Mbështetja nga kompanitë lider botërore

Kompanitë partnere i ofrojnë Akademisë Ivodent aparaturat, materialet dhe teknikat më të fundit me qëllim formimin e studentëve për tregun global.

Orët mësimore në laborator

Fokus i Akademisë është aftësimi praktik i studentëve nëpërmjet laboratoreve dhe praktikave profesionale.

Diplomë e akredituar

Diploma e Akademisë Ivodent është e akredituar dhe e njohur në gjithë sistemet ndërkombëtare. Marrëveshje të veçanta për ekuivalentim janë me shtetin Gjerman.

Akademia Ivodent

Rruga “Fortuzi” nr 91

1016, Tiranë

info@ivodent.edu.al

+355 69 606 0775

+355 69 700 3070

© Akademia Ivodent – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Rrjetet tona sociale
website