Vendodhje
Rruga Fortuzi, Tiranë
Kohëzgjatja
3 vite me kohë të plotë
Kriteret e pranimit
Mesatare e maturës shtetërore ≥ 6.5
Kredite
180 ECTS
Fillon më
Tetor 2025
Tarifa
300,000 ALL/vit
I akredituar
Kodi: IV724A
Rruga Fortuzi, Tiranë
3 vite me kohë të plotë
Mesatare e maturës shtetërore ≥ 6.5
180 ECTS
Tetor 2025
300,000 ALL/vit
Kodi: IV724A
Programi i studimit të ciklit të parë BSc. “Teknikë e lartë dentare” organizohet me kohë të plotë dhe zgjat 3 vite akademike, 180 kredite, në përfundim të të cilave lëshohet diploma BSc. “Teknikë e lartë dentare”. Organizimi i studimeve është bazuar tërësisht në Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit si dhe në praktikat më të mira Europiane.
Ky program studimi jep një sistem bazë njohurish formuese teorike dhe praktike që mundësojnë një përgatitje të lartë profesionale të studentit. Programi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të realizojë në radhë të parë afrimin gjithnjë e më shumë te procesit mësimor (kryesisht mësimit praktik) me nevojat e tregut tonë kombëtar e rajonal. Ky afrim realizohet nëpërmjet futjes në shkollë të eksperiencës së teknikëve dentarë shqiptarë si dhe teknikave më efikase në profesionin e teknikut të lartë dentar.
Teknikët e lartë dentarë mund të bashkëpunojnë me teknikë dentarë të tjerë, stomatologë, protezistë, ortodontë dhe kirurgë oralë në sektorët e shëndetit publik ose privat. Studentët e diplomuar janë në gjendje të planifikojnë dhe ndërtojnë punime protetike që plotësojnë nevojat individuale të pacientit. Teknikët dentarë punojnë me një gamë të gjerë materialesh dhe teknikash si: ari, porcelani, plastika, procesi i dyllit të humbur dhe teknikat digjitale dentare.
Akreditimi – Programi Universitar “Teknikë e Lartë Dentare” i Akademisë Ivodent është i akredituar nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendim të Bordit të Akreditimit nr 74 me datë 30/06/2023 për formimin e laborantëve dentarë me 180 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.
Akademia Ivodent është riakredituar në vitin 2022 nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, për formimin e teknikëve dentarë dhe diploma e e saj universitare njihet ndërkombëtarisht.
Studentët e programit “Teknikë e Lartë Dentare” trajnohen për secilin lloj të protezimit nga trajnues/lektor të qendrave të edukimit dentar të kompanive Ivoclar, BEGO, Renfert, Rhein83, 3Shape dhe Exocad. Ato pajisen me certifikata të njohura në gjithë globin.
Licensimi i teknikëve të lartë dentarë që kanë kryer studimet në programin “Teknikë e Lartë Dentare” pranë Akademisë Ivodent kryhet nga “Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë” me aplikim me dosje, pa provim licensimi.
Stafi akademik dhe ndihmës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar në Zvicër, Rhein 83 në Itali dhe 3Shape Danimarkë.
Akademia interesohet dhe punëson studentët e dalluar që në bankat e shkollës në laboratorin e klinikës sonë si dhe në laboratorët e klientëve tanë në tregun dentar.
Falë marrëveshjeve te Akademisë Ivodent me laboratorë të ndryshëm në Gjermani, studentët kanë mundësi praktikumi që gjatë studimeve si edhe mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të tyre.
Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.
Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit mund të gjejnë mundësi punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë, nëpërmjet klinikave të departamentit të shëndetësisë si Teknik Dentar, Protezist dentar dhe Teknik Dentar klinik.
Në tarifë përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me shkollimin si tekstet mësimore, materialet e konsumit, instrumentet, veshjet profesionale të punës, trajnimet e vazhdueshme, provimet dhe riprovimet etj.
Të diplomuarit e këtij profesioni në programin Bachelor njihen me çështjet operative të përfshira në krijimin e një biznesi të ri. Pas përfundimit të studimeve ata pajisen me licensë dhe mund të zotërojnë dhe të operojnë një laborator dhe mund të përparojnë në punësim në role drejtuese si teknikë të lartë dentarë; teknikë të kontrollit të cilësisë; mësimdhënie ose marketing dentar.
Studentët e diplomuar mbeten partnerë të Akademisë Ivodent edhe pas studimeve. Ata marrin mbështetje financiare dhe teknike për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre dentare nëpërmjet çmimeve preferenciale ose vënien në përdorim të aparaturave, instumentave dhe materialeve. Gjithashtu, ju ofrohen trajnime pas universitare në përditësimin e njohurive mbi teknologjitë dhe materialet e fjalës së fundit.
Studentët duhet të kërkojnë miratimin nga Dekani për të marrë një pushim. Studentët që dëshirojnë të marrin leje, mund ta bëjnë këtë për jo më shumë se një vit. Studentëve që marrin leje nuk mund t’u garantohet një vend në Bachelor pas kthimit të tyre për shkak të kufizimeve të hapësirës dhe kuotave dhe pas ripranimit do t’u nënshtrohen vendeve të disponueshme në momentin e aplikimit.
Një student që ka ndërprerë regjistrimin dhe që nuk është në një pushim të miratuar, duhet të kërkojë miratimin për ripranim në program nga Dekani. Ripranimi nuk është i garantuar dhe do të konsiderohet rast pas rasti.
Kompanitë partnere i ofrojnë Akademisë Ivodent aparaturat, materialet dhe teknikat më të fundit me qëllim formimin e studentëve për tregun global.
Fokus i Akademisë është aftësimi praktik i studentëve nëpërmjet laboratoreve dhe praktikave profesionale.
Diploma e Akademisë Ivodent është e akredituar dhe e njohur në gjithë sistemet ndërkombëtare. Marrëveshje të veçanta për ekuivalentim janë me shtetin Gjerman.