Programi Master i Akademisë Ivodent

Për të gjithë ata që janë të interesuar në teknikat digjitale dentare
Edukimi i mëtejshëm dhe studimet me kohë të pjesshme në dentistri.

Master Profesional Teknikat Dixhitale Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë

Made in Germany

Të mos harrojmë që ka një kërkesë si kurrë më parë për laborant dentarë, si në Gjermani dhe në Shqipëri, që të njohin teknikat bashkëkohore kompjuterike.

Akademia Ivodent në bashkëpunim me kompanitë Gjermane dhe Zviceriane mundësojnë studimin e këtyre teknikave gjatë shkollimit dhe punësimin e garantuar në Gjermani pas saj.

Artur Battenfeld
Pedagog
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Programi akademik

Përse Teknikat Dixhitale?

Teknologjitë digjitale po revolucionarizojnë proceset e punës në praktikë, klinikë, industri dhe laborator. Parashikohet që në vitet e ardhshme rrjeti i “punës digjitale” do të përfshijë të gjitha fushat dentare.

Ky kurs studimi master i akredituar ka si qëllim të shënojë kualifikimin për të ardhmen e teknologjisë digjitale dentare dhe ofron mbështetje dhe diskutim akademik.
Kursi i studimit ka për qëllim të adresojë të gjithë pjesëtarët në industrinë dentare, që janë në thelb të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e “punës digjitale”:
– Stomatologët që duan të punojnë ose konvertojnë në mënyrë digjitale praktikën e tyre dhe laboratorin,
– Teknikët dentarë të kualifikuar dhe me përvojë.
Shkëmbimi i njohurive dhe përvojës së të gjithë pjesëmarrësve, si edhe ideja për të punuar së bashku dhe vullneti për të arritur një qëllim të përbashkët, është në plan të parë.

Çfarë përfiton?

Masteri i Shkencave është një diplomë universitare dhe mund të merret edhe gjatë ndjekjes part-time dhe në mënyrë të pavarur të studimeve, brenda 1 viti.

Si është i strukturuar programi i Masterit?

Leksioni zhvillohet kryesisht në module gjatë fundjavave nga ekspertët e fushës. Për thellimin dhe zbatimin praktik të përmbajtjes mësimore, për secilin modul caktohet një detyrë shtëpie.

Për kë është menduar programi i studimit?

Në programin Master mund të pranohen disa grupe profesionale, të cilët do të marrin pjesë në zhvillimin e teknologjisë digjitale dentare si ekip:

· Stomatologë të licencuar përvojë profesionale 1 vit.

· Të diplomuarit në universitetet e lidhura me teknologjinë dentare.

· Personat e kualifikuar profesionalisht.

Ju gjithashtu mund të aplikoni për kualifikim profesional në fushën e teknologjisë dentare. Nëse keni përvojë disa vjeçare profesionale, mjafton një dëshmi e trajnimit të mëtejshëm dhe përfshirja në projekte në lidhje me teknologjinë dentare, ose përvojë të veçantë në mësimdhënie.

Puna shkencore dhe komunikimi

- Dokumentacioni shkencor dhe hulumtimi i literaturës - Bazat e komunikimit dhe prezantimit shkencor - Menaxhimi i cilësisë, aspektet ligjore dhe etike të punës shkencore

Mundësitë dhe format e kujdesit dixhital

- Opsionet dhe format e restaurimit digjital - bazat e protetikës dentare: Rehabilitimi oral mjekësor, konceptet e rehabilitimit, strategjitë klinike - Planifikimi dhe prodhimi i rehabilitimeve të gojës – logjika e punës ndërdisiplinare - Kujdesi protetik - aspektet ekonomike të shëndetit dhe përfitimi

Informatikë mjekësore dhe dentare e aplikuar

- Sistemet dentare për dokumentacionin digjital - Bazat e informatikës mjekësore dhe menaxhimit të të dhënave - Informatika dentare e aplikuar - zhvillimet aktuale të software-t

Metodat dixhitale dhe teknikat e prodhimit

- Sistemet CAD - skaner, zhvillim softuerësh, mjete digjitale të planifikimit - Sistemet CAM - teknologji dhe materiale dentare - Teknika të kombinuara CAD / CAM për restaurime digjitale

Funksioni dhe struktura e sistemit përtypës

- Anatomia funksionale dhe fiziologjia orale - Metodat dhe teknikat për analizën funksionale dhe optimizimin biomekanik - Bazat e diagnostifikimit dhe terapisë për ç'rregullime funksionale - aspektet ndërdisiplinore

Puna dixhitale

- Implementimi i CAD / CAM nën aspektet organizative dhe të menaxhimit të biznesit - Zgjidhje industriale, laboratorike dhe praktike - Analiza e sistemeve të ndryshme të disponueshme në treg