Vendodhje

Rruga Fortuzi, Tiranë

Kohëzgjatja

1 vit akademik

Fillon më

Tetor 2025

Kriteret e pranimit

Bachelor në Teknologji Dentare ose Stomatologji

Kredite

60 ECTS

Tarifa

350,000 ALL/vit

Kodi i programit

IV724G

Përshkrim i përgjithshëm

Programi Master Profesional në ”Teknika Digjitale Dentare” (TDD) ofron njohuri të thelluara në ecurinë digjitale (digital workflow) të përgatitjes së protezave dentare dhe aparateve ortodontikë për teknikët dentarë dhe mjekët stomatolog. Në programin e studimit përfshihen përgatitja e protezës totale, të pjesshme, urave, kurorave, shinave ortodontike, guidave implantare, abatmenteve dhe implanteve. Studentët perfeksionohen në përdorimin e skanerave intraoral dhe laboratorik, CAD/CAM, printerave 3D, furrave të sinterizimit të zirkonit dhe aparaturave metal shkrirëse apo sinterizuese me lazer. Gjithashtu mësojnë përdorimin e softuerëve të zhvilluesve 3Shape dhe Exocad. Mbi punimet prej zirkoni apo dilitium silicati studentët trajnohen për të arritur estetikë maksimale të protezës nëpërmjet teknikave analoge të shtresëzimit apo makiazhit. Në program jepen edhe dije të thelluara, që studenti të njihet me mënyrën e përdorimit të biomaterialeve dentare që aplikohen në ecurinë digjitale të përgatitjes së protezave dentare.
Programi ofrohet brenda një viti akademik dhe përshtatet për specialistë që janë në marrëdhënie pune.

Teknikët dentarë digjital

Kërkesa për teknikë dentarë, sidomos ata që zotërojnë teknikat digjitale, është gjithnjë në rritje. Teknikët dentarë digjitalë falë njohurive të thelluara që përfojnë, kanë aftësi të aplikojnë këto teknika digjitale në prodhimin e punimeve të ndryshme dentare, si edhe të vlerësojnë në mënyrë kritike përdorimin e këtyre teknikave. Teknologjitë digjitale dentare bëjnë të mundur transferimin nëpërmjet postës elektronike të punimeve dentare në formën e materialeve digjitale në fare pak kohë. Kjo bën të mundur integrimin e specialistëve shqiptarë në tregun digjital global të punimeve dentare, i cili ofron hapësira të jashtëzakonshme financiare.

Akreditimi

”Programi Master Profesional “Teknika Digjitale Dentare” i Akademisë Ivodent është i akredituar nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendim të Bordit të Akreditimit nr 89 me datë 22/09/2023 për formimin e laborantëve dentarë digjitalë me 60 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.”

Trajnime ndërkombëtare

Studentët e programit Master Profesional “Teknika digjitale dentare” trajnohen nga lektorë të qendrave të edukimit dentar të kompanive Ivoclar, 3Shape dhe Exocad.

Licensimi

Licensimi i teknikëve të lartë dentarë që kanë kryer studimet në programin “Teknika Digjitale Dentare” pranë Akademisë Ivodent kryhet nga “Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë” me aplikim me dosje, pa provim licensimi.

Staf i kualifikuar

Stafi akademik dhe ndihmës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar në Zvicër, Rhein 83 në Itali dhe 3Shape Danimarkë.

Praktikë profesionale

Akademia interesohet dhe punëson studentët e dalluar që në bankat e shkollës në laboratorin e klinikës sonë si dhe në laboratorët e klientëve tanë në tregun dentar.

Internship ndërkombëtar

Falë marrëveshjeve te Akademisë Ivodent me laboratorë të ndryshëm në Gjermani, studentët kanë mundësi praktikumi që gjatë studimeve si edhe mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të tyre.

Laboratorë sipas standardeve evropiane

Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.

Mundësi për karrierë

Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit mund të gjejnë mundësi punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë, nëpërmjet klinikave të departamentit të shëndetësisë si Teknik Dentar, Protezist dentar dhe Teknik Dentar klinik.

Tarifa

Në tarifën prej 350,000 lek përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me studimin si tekstet mësimore, materialet dentare, instrumentet, veshjet profesionale të punës, trajnimet e vazhdueshme, provimet dhe riprovimet etj.

Mbështetja për studentët sipërmarrës

Studentët e diplomuar mbeten partnerë të Akademisë Ivodent edhe pas studimeve. Ata marrin mbështetje financiare dhe teknike për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre dentare nëpërmjet çmimeve preferenciale ose vënien në përdorim të aparaturave, instumentave dhe materialeve. Gjithashtu, ju ofrohen trajnime pas universitare në përditësimin e njohurive mbi teknologjitë dhe materialet e fjalës së fundit.

Ndërprerja e studimeve

Studentët duhet të kërkojnë miratimin nga Dekani për të marrë një pushim. Studentët që dëshirojnë të marrin leje, mund ta bëjnë këtë për jo më shumë se një vit. Studentëve që marrin leje nuk mund t’u garantohet një vend në Bachelor pas kthimit të tyre për shkak të kufizimeve të hapësirës dhe kuotave dhe pas ripranimit do t’u nënshtrohen vendeve të disponueshme në momentin e aplikimit.

Ripranimi

Një student që ka ndërprerë regjistrimin dhe që nuk është në një pushim të miratuar, duhet të kërkojë miratimin për ripranim në program nga Dekani. Ripranimi nuk është i garantuar dhe do të konsiderohet rast pas rasti.

Dokumente

Mbështetja nga kompanitë lider botërore

Kompanitë partnere i ofrojnë Akademisë Ivodent aparaturat, materialet dhe teknikat më të fundit me qëllim formimin e studentëve për tregun global.

Orët mësimore në laborator

Fokus i Akademisë është aftësimi praktik i studentëve nëpërmjet laboratoreve dhe praktikave profesionale.

Diplomë e akredituar

Diploma e Akademisë Ivodent është e akredituar dhe e njohur në gjithë sistemet ndërkombëtare. Marrëveshje të veçanta për ekuivalentim janë me shtetin Gjerman.

Akademia Ivodent

Rruga “Fortuzi” nr 91

1016, Tiranë

info@ivodent.edu.al

+355 69 606 0775

+355 69 700 3070

© Akademia Ivodent – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Rrjetet tona sociale
website