Vendodhje
Rruga Fortuzi, Tiranë
Kohëzgjatja
2 vite akademike
Fillon më
Tetor 2024
Kriteret e pranimit
Bachelor në Teknologji Dentare ose Stomatologji
Kredite
120 ECTS
Tarifa
350,000 ALL/vit
Kodi i programit
IV724H
Rruga Fortuzi, Tiranë
2 vite akademike
Tetor 2024
Bachelor në Teknologji Dentare ose Stomatologji
120 ECTS
350,000 ALL/vit
IV724H
Programi Master Shkencor në “Teknika Dentare Laboratori e Klinike” (TDLK) është i pari program Master për laborantët dentarë, i cili integron teknologjinë digjitale dhe teknikat analoge për regjistrimin e kafshimit dhe përgatitjen e protezave dentare të lëvizshme dhe mbi implante, drejtpërdrejtë në laboratorin dentar. Në përfundim të këtij studimi, laborantët dentarë janë të aftë që të planifikojnë dhe realizojnë protezat dentare drejtpërdrejt tek pacienti. Studentët mësojnë të përdorin skanerat e gojës dhe laboratorit e softuerët digjitalë si Exocad apo 3Shape për dizenjimin e të gjitha llojeve të protezave dentare e aparateve ortodontike, si edhe marrin njohuri mbi ndërtimin, montimin dhe riparimin e tyre. Programi promovon bashkëpunimin interdisiplinar me profesionistët e fushës së stomatologjisë dhe thellon njohuritë klinike të shëndetit oral. Në përfundim, TDLK synon të prodhojë teknikë dentarë klinicistë, të njohur edhe si “protezistë” apo “denturistë” të aftë për të ofruar shërbime cilësore të protezimit dentar, duke përdorur teknologji të fundit dhe njohuri të thella të fushës drejtpërdrejtë tek pacienti.
Tekniku Dentar Klinicist është një specialist i specializuar në krijimin e protezave dentare të lëvizshme, i aftë të operojë në të dy fazat, klinike dhe laboratorike. Përdorimi i teknologjisë digjitale për skanimin dhe modelimin e modeleve dentare, së bashku me njohuritë e thella mbi materialet dentare dhe anatominë orale, lejon këtë profesionist të ofrojë trajtimin më të personalizuar dhe cilësor për pacientët. Bashkëpunimi i ngushtë me mjekët stomatolog dhe menaxhimi i procesit të krijimit të protezave, përfshirë përmirësimin e teknikave laboratorike, garantojnë cilësinë e lartë të shërbimit dhe përshtatshmërinë e protezave të prodhuara për nevojat individuale. Tekniku Dentar Klinicist luan një rol kyç në përmirësimin e kujdesit stomatologjik dhe cilësinë e jetës së pacientëve.
Programi Master Shkencor “Teknika Dentare Laboratori e Klinike” i Akademisë Ivodent është program me 120 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.
Akademia Ivodent është riakredituar në vitin 2022 nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, për formimin e teknikëve dentarë dhe diploma e e saj universitare njihet ndërkombëtarisht.
Studentët e programit Master Shkencor “Teknika Dentare Laboratori e Klinike” trajnohen nga lektorë të qendrave të edukimit dentar të kompanive Ivoclar, 3Shape dhe Exocad.
Licensimi i teknikëve të lartë dentarë që kanë kryer studimet në programin “Teknika Dentare Laboratori e Klinike” pranë Akademisë Ivodent kryhet nga “Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë” me aplikim me dosje, pa provim licensimi.
Stafi akademik dhe ndihmës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar në Zvicër, Rhein 83 në Itali dhe 3Shape Danimarkë.
Akademia interesohet dhe punëson studentët e dalluar që në bankat e shkollës në laboratorin e klinikës sonë si dhe në laboratorët e klientëve tanë në tregun dentar.
Falë marrëveshjeve te Akademisë Ivodent me laboratorë të ndryshëm në Gjermani, studentët kanë mundësi praktikumi që gjatë studimeve si edhe mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të tyre.
Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.
Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit mund të gjejnë mundësi punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë, nëpërmjet klinikave të departamentit të shëndetësisë si Teknik Dentar, Protezist dentar dhe Teknik Dentar klinik.
Në tarifën prej 350.000 lek/vit përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me studimin si tekstet mësimore, materialet dentare, instrumentet, veshjet profesionale të punës, trajnimet e vazhdueshme, provimet dhe riprovimet etj.
Studentët e diplomuar mbeten partnerë të Akademisë Ivodent edhe pas studimeve. Ata marrin mbështetje financiare dhe teknike për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre dentare nëpërmjet çmimeve preferenciale ose vënien në përdorim të aparaturave, instumentave dhe materialeve. Gjithashtu, ju ofrohen trajnime pas universitare në përditësimin e njohurive mbi teknologjitë dhe materialet e fjalës së fundit.
Akademia Ivodent interesohet për sistemimin në banesa me qera të studentëve që nuk jetojnë në Tiranë.
Studentët duhet të kërkojnë miratimin nga Dekani për të marrë një pushim. Studentët që dëshirojnë të marrin leje, mund ta bëjnë këtë për jo më shumë se një vit. Studentëve që marrin leje nuk mund t’u garantohet një vend në Master pas kthimit të tyre për shkak të kufizimeve të hapësirës dhe kuotave dhe pas ripranimit do t’u nënshtrohen vendeve të disponueshme në momentin e aplikimit.
Një student që ka ndërprerë regjistrimin dhe që nuk është në një pushim të miratuar, duhet të kërkojë miratimin për ripranim në program nga Dekani. Ripranimi nuk është i garantuar dhe do të konsiderohet rast pas rasti.
Kompanitë partnere i ofrojnë Akademisë Ivodent aparaturat, materialet dhe teknikat më të fundit me qëllim formimin e studentëve për tregun global.
Fokus i Akademisë është aftësimi praktik i studentëve nëpërmjet laboratoreve dhe praktikave profesionale.
Diploma e Akademisë Ivodent është e akredituar dhe e njohur në gjithë sistemet ndërkombëtare. Marrëveshje të veçanta për ekuivalentim janë me shtetin Gjerman.