Vendodhje
Rruga Fortuzi, Tiranë
Kohëzgjatja
2 vite me kohë të plotë
Kriteret e pranimit
Maturë shtetërore
Kredite
120 ECTS
Fillon më
2 Tetor 2024
Tarifa
300,000 ALL/vit
Kodi i programit
IV724Q
Rruga Fortuzi, Tiranë
2 vite me kohë të plotë
Maturë shtetërore
120 ECTS
2 Tetor 2024
300,000 ALL/vit
IV724Q
Programi me karakter profesional ”Teknikë Dentare” synon arsimimin dhe kualifikimin profesional të studentëve në fushën e teknikave dhe materialeve që përdoren në protezimin dentar. Ky program ka për qëllim t’iu japë studentëve njohuritë e duhura për veprimtarinë profesionale dhe përgatitjen teorike. Studentëve do t’u jepet një përgatitje profesionale që t’i bëjë ata të aftë të punojnë si teknikë dentarë brenda një grupi te kujdesit dentar, si edhe në të njëjtën kohë të marrin pjesë në shkëmbimin e vazhdueshëm të njohurive në fushën e teknikës dentare.
Pas përfundimit të studimeve teknikët dentarë janë të aftë të planifikojnë dhe ndërtojnë punime të ndryshme protetike, të cilat plotësojnë nevojat individuale të pacientit. Ata përdorin një gamë të gjerë materialesh dhe teknikash për të realizuar këto punime.
Programi Universitar “Teknikë Dentare” i Akademisë Ivodent është i akredituar nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendim të Bordit të Akreditimit nr 75 me datë 30/06/2023 për formimin e laborantëve dentarë me 120 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.
Akademia Ivodent është riakredituar në vitin 2022 nga Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, për formimin e teknikëve dentarë dhe diploma e e saj universitare njihet ndërkombëtarisht.
Studentët e programit “Teknikë Dentare” trajnohen për secilin lloj të protezimit nga trajnues/lektorë të qendrave të edukimit dentar të kompanive Ivoclar, BEGO, Renfert, Rhein83, 3Shape dhe Exocad. Ato pajisen me certifikata të njohura në gjithë globin.
Licensimi – Licensimi i teknikëve dentarë që kanë kryer studimet në programin “Teknikë Dentare” pranë Akademisë Ivodent, kryhet nga “Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë” me aplikim me dosje, pa provim licensimi.
Stafi akademik dhe ndihmës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar në Zvicër, Rhein 83 në Itali dhe 3Shape Danimarkë.
Akademia interesohet dhe punëson studentët e dalluar që në bankat e shkollës në laboratorin e klinikës sonë si dhe në laboratorët e klientëve tanë në tregun dentar.
Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.
Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit mund të gjejnë mundësi punësimi në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë, nëpërmjet klinikave të departamentit të shëndetësisë si Teknik Dentar, Protezist dentar dhe Teknik Dentar klinik.
Në tarifë përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me shkollimin si tekstet mësimore, materialet e konsumit, instrumentet, veshjet profesionale të punës, trajnimet e vazhdueshme, provimet dhe riprovimet etj.
Studentët e diplomuar mbeten partnerë të Akademisë Ivodent edhe pas studimeve. Ata marrin mbështetje financiare dhe teknike për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre dentare nëpërmjet çmimeve preferenciale ose vënien në përdorim të aparaturave, instumentave dhe materialeve. Gjithashtu, ju ofrohen trajnime pas universitare në përditësimin e njohurive mbi teknologjitë dhe materialet e fjalës së fundit.
Akademia Ivodent interesohet për sistemimin në banesa me qera të studentëve që nuk jetojnë në Tiranë.
Studentët duhet të kërkojnë miratimin nga Dekani për të marrë një pushim. Studentët që dëshirojnë të marrin leje, mund ta bëjnë këtë për jo më shumë se një vit. Studentëve që marrin leje nuk mund t’u garantohet një vend në Bachelor pas kthimit të tyre për shkak të kufizimeve të hapësirës dhe kuotave dhe pas ripranimit do t’u nënshtrohen vendeve të disponueshme në momentin e aplikimit.
Një student që ka ndërprerë regjistrimin dhe që nuk është në një pushim të miratuar, duhet të kërkojë miratimin për ripranim në program nga Dekani. Ripranimi nuk është i garantuar dhe do të konsiderohet rast pas rasti.
Kompanitë partnere i ofrojnë Akademisë Ivodent aparaturat, materialet dhe teknikat më të fundit me qëllim formimin e studentëve për tregun global.
Fokus i Akademisë është aftësimi praktik i studentëve nëpërmjet laboratoreve dhe praktikave profesionale.
Diploma e Akademisë Ivodent është e akredituar dhe e njohur në gjithë sistemet ndërkombëtare. Marrëveshje të veçanta për ekuivalentim janë me shtetin Gjerman.