Viti i parë

Gjatë lëndës “Teknika e urave dhe kurorave I” studentët praktikohen në modelimin në dyllë të secilit dhëmb për të dyja nofullat. Provimi përfundimtar i tyre konsiston në vendosjen në artikulator të të dy modeleve të nofullave dhe më pas modelimi i secilit dhëmb duke respektuar kafshimin, estetikën dhe funksionin e tyre.

Viti i dytë

Gjatë lëndës “Teknika e protezave II” studentët praktikojnë rreshtimin për protezën totale dhe prodhimin e saj sipas metodës tradicionale dhe asaj me sistemin Ivocap.
Në lëndën “Teknika e protezave III” studentët mësojnë si të modelojnë dhe derdhin në metal bazën e skeletuar për protezën parciale.
Gjatë lëndës së “Ortodoncisë” studentët mësojnë rreth ndërtimit dhe zgjedhjes së aparateve ortodontikë për diagnoza të ndryshme kafshimi. Në praktikë prodhojnë pllakën Schwartz (shoqëruar me harkun labial), aparatin që shërben për zgjerimin e nofullës.

Viti i tretë

Studentët e Akademisë Ivodent gjatë vitit të tretë praktikohen në prodhimin e urave totale metal-porcelan për njërën nofull ose për të gjithë gojën, duke repektuar funksionin dhe estetikën.

Akademia Ivodent

Rruga “Fortuzi” nr 91

1016, Tiranë

info@ivodent.edu.al

+355 69 606 0775

+355 69 700 3070

© Akademia Ivodent – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Rrjetet tona sociale
website