Procedura për përzgjedhjen e stafit

Procedura “Për Përzgjedhjen e Stafit Akademik” bazohet në ligjin nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe mbështetet në Statutin dhe Rregulloren e AI.

LËNDA: Njoftim për shpallje konkursi

Departamenti i Protetikës për nevoja të zhvillimit të procesit mësimor për vitin akademik 2022 – 2023, shpall procedurën e aplikimit për personel akademik dhe ndihmës akademik. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë mësimore të Akademisë Ivodent, nga data 16.05.2022-30.05.2022 dokumentacionin e mëposhtëm:

lecturer animation

A. Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik asistent lektor në FTD për vitin akademik 2022-2023 janë:

  1. Formularin e kërkesës (bashkangjitur më poshtë, i cili mund të shkarkohet në faqen e web ose mund të merret pranë sekretarisë mësimore);
  2. Curriculum Vitae;
  3. Të zotërojë diplomë të nivelit Master i Shkencave ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Të ketë kryer një program studimi në shqip ose të zotërojë dëshmi të gjuhës shqipe;
  5. Diploma të gjuhëve të huaja (fotokopje e noterizuar)
  6. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  7. Fotokopje të ID ose pasaportës

Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët për personel asistent lektor në FTD për vitin akademik 2022-2023 janë:

  1. Eksperiencë pune në fushën e mësimdhënies;
  2. Të jetë i aftë të ndërtojë dhe prezantojë një leksion në shqip me tematikë
  3. “Aplikimi i teknikave digjitale në klinikat dentare”
  4. Të ketë aftësi shumë të mira organizacionale, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

B. Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel ndihmës akademik në FTD për vitin akademik 2022-2023

  1. Formularin e kërkesës (bashkangjitur më poshtë, i cili mund të shkarkohet në faqen e web ose mund të merret pranë sekretarisë mësimore);
  2. Curriculum Vitae;
  3. Të ketë përfunduar programe studimi së paku 2 vjeçare ose Bachelor në fushën e teknikave dentare në një nga programet e studimit që ofron Akademia Ivodent, ose në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Të zotërojë liçensën e ushtrimit të profesionit të teknikut dentar në Republikën e Shqipërisë ose të një vendi tjetër nga rajoni, Bashkimi Europian, USA, Kanada e të ngjashme;
  5. Të ketë kryer një program studimi në shqip ose të zotërojë dëshmi të gjuhës shqipe;
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për aplikimin e teknikave dentare analoge (tradicionale) dhe digjitale në prodhimin e protezave dentare;
  7. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me
  8. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna nga Akademia
  9. Fotokopje të ID ose pasaportës.

Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët për personel ndihmës akademik në FTD për vitin akademik 2022-2023 janë:

  1. Preferohet të ketë notë mesatare të studimeve universitare të lartë;
  2. Preferohet të ketë kryer studime universitare Bachelor në teknikë dentare apo programe të ngjashme studimi;
  3. Preferohet të ketë kryer program studimi Master në teknika dentare për programe të ngjashme;
  4. Preferohet të ketë eksperiencë të gjatë pune në një IAL apo laborator dentar;
  5. Preferohet të zotërojë gjuhë të huaja europiane.

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FTD në vitin akademik 2021- 2022 si staf akademik ose ndihmës akademik, duhet të paraqesin vetëm:

  1. Formularin e kërkesës
  2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit
  3. Dёshmi penaliteti

Materialet mund të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë Mësimore të Akademisë Ivodent ose nëpërmjet adresës së email: sekretaria@ivodent.edu.al deri me datë 30.05.2022