Njëzet breza studentësh të suksesshëm konfirmojnë cilësinë dhe besimin ndaj Akademisë Ivodent.
Që prej vitit 2003, ofrojmë studime universitare 2, 3, 4 dhe 5 vjeçare në teknikat më moderne të laboratorëve dentarë.
Diplomat e Akademisë Ivodent janë të akredituara dhe njihen në gjithë botën.
Nëpërmjet lidhjeve me tregun e punës Akademia Ivodent garanton punësimin e të gjithë studentëve të saj brenda vendit apo në Gjermani, Zvicër, Austri.
Trajnime të certifikuara ndërkombëtare nga lektorë gjermanë dhe zviceranë të kompanive partnere gjatë gjithë viteve të studimit dhe karrierës profesionale.
Studentët përfitojnë mbështetje financiare nga depoja dentare për hapjen e laboratorit privat.
Ka një kërkesë në rritje nga brenda dhe jashtë vendit për laborantët dentarë që kanë marrë shkollimin e duhur pranë Akademisë Ivodent. Kjo për shkak se gjatë shkollimit punojnë me lektorët, materialet, aparaturat dhe instrumentat e kompanive lider që kanë krijuar dhe furnizojnë me teknologji dhe ide tregun dentar mbarëbotëror.
Akademia Ivodent ka tarifën e studimit më të favorshme, krahasuar me institucionet e tjera private. Ne funksionojmë brenda të njëjtit korpus me depon dentare, klinikën dhe laboratorët, duke plotësuar kështu kushtet unikale për formimin cilësor të laborantëve dentarë.
Stafi i Akademisë Ivodent trajnohet periodikisht në qendrat e kompanive Ivoclar, Bego, Scheu Dental, Rhein 83, 3Shape etj.
Punësim i garantuar për studentët gjatë dhe pas studimeve, brenda dhe jashtë vendit.
Studentët trajnohen dhe certifikohen nga lektorë gjermanë dhe zvicerianë, për të gjitha llojet e punimeve protetike.
Akademia Ivodent ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me laboratorë dentarë të mirënjohur në Gjermani, si: BIOSA Dental, O. Sz. L Zahntechnik GmbH, Probeauty Labor etj. Studentët mund të kryejnë internshipe (praktikume) në këto laboratorë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve. Më pas studentët nënshkruajnë kontrata të rregullta punësimi me këto laboratorë.
Studentët e Akademisë Ivodent kanë mundësi të shumta punësimi që gjatë studimeve si dhe pas përfundimit të tyre. Punësimi mundësohet nëpërmjet kontratave të Akademisë me laboratorët dhe qendrat dentare më të zhvilluara në Shqipëri, ku studentët konsolidojnë njohuritë praktike dhe garantojnë vendin e tyre të punës. Këtu bëjnë pjesë qendrat dentare lider në fushën e teknologjisë si: RealDent, AT Group, Dental Center Albania, Turk Dental Fier etj.
Akademia Ivodent ofron program 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Dentare”, certifikimi i të cilit njihet brenda dhe jashtë vendit.
Akademia Ivodent dhe të gjithë programet e saj janë të riakredituara me vendim për akreditimin periodik të Akademise Ivodent, nr. 09, datë 27.01.2023 të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë.
Akademia Ivodent ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me laboratorë dentarë të mirënjohur në Gjermani, si: BIOSA Dental, O. Sz. L Zahntechnik GmbH, Probeauty Labor etj. Studentët mund të kryejnë internshipe (praktikume) në këto laboratorë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve.
Akademia Ivodent është përfaqësuesi zyrtar i Ivoclar Academy në Liechtenstein dhe Academia Dental në Bremen, Gjermani. Lektorët e këtyre akademive trajnojnë studentët tanë çdo vit për të gjitha llojet e protezave dentare.
Akademia mban lidhje me dhomat e profesioneve të teknikëve dentarë në Köln dhe Koblenz. Kjo bën të mundur përshtatjen e planeve mësimorë në akademi dhe njohjen e shpejtë dhe të plotë të diplomave në Gjermani.
Akademia ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mariborit, Slloveni dhe Pancevo, Serbi.
Pagesa mesatare mujore për studentët që punojnë gjatë periudhës së shkollimit është rreth 20,000 lekë të reja, ndërsa për një student të sapodiplomuar rreth 50,000 lekësh të reja.
Për laborantët dentarë me eksperiencë prej të paktën 2 vjetësh pagesa varion rreth 100,000 lekë të reja.
Pagesa në Gjermani për studentët pas diplomimi varion rreth 2200 – 3000 €.
Për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit si laborant dentar, mjafton paraqitja e diplomës së secilit program studimi të Akademisë Ivodent.
Ju ftojmë të merrni pjesë.
BPS Laboratory/Clinical procedures of denture manufactory.
Niveli: I avancuar
Esthetic in digital dentistry by E-Max
Niveli: I avancuar
Niveli: Mesatar
Removable Prothesis Manufacturing second Biofunctional Prosthetic System BPS® using 2D and 3D Kalotte – IVOBASE
Niveli: Mesatar
Kalcium-Fosfatet, një histori suksesi në aplikime.
Hapat e punës në Skanimin Intraoral. (demostrim)
Niveli: Avancuar
Aplikimet e sistemeve të Rhein 83
Niveli: Avancuar
Aplikimet e sistemeve të Rhein 83
Niveli: Avancuar
Rreshtimi i dhëmbëve në protezën totale sipas parimit Biofunksional
Niveli: Avancuar
Kurs shtresëzimi i Zirkonit
Niveli: Mesatar/I avancuar