Rector

Prof. Ilo Mele

Prof. Ilo Mele u diplomua për Kimi në vitin 1968 në Universitetin “Kim Ir Sen”, Phenian, Kore e Veriut. Në vitin 1981 Prof. Mele kreu një specializim në Ecole Nationale Superiore de Genie Chimique, Nance, Francë dhe një tjetër specializim në Kimi Fizike të Sipërfaqeve në Universitetin “Pier dhe Marie Curie”, Paris, Francë. Prof. Mele është rektori i Akademisë Ivodent dhe njëkohësisht titullar i disa lëndëve në 3 programet e studimit që ofron Akademia.

Dean

Prof. Fejzi Keraj

Prof. Fejzi Keraj, Dekan i Fakultetit të Teknikave Dentare, është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në 1976 si Mjek Stomatolog. Në vitin 1990, ai mori titullin Dr. e më pas titullin Prof. nga Fakulteti i Mjekësisë (sot Universiteti i Mjekësisë, Tiranë). Prof. Fejziu ka eksperencë shumë vjeçare në fushën e dentistrisë dhe teknikave dentare. Ai ka punuar në disa qytete të Shqipërisë si mjek stomatolog dhe si drejtues i disa institucioneve apo klinikave dentare në Shqipëri.

Head of the Department of Orthodontics

Dr. Iris Çaçani

Dr. Iris Çaçani ka përfunduar studimet universitare në periudhën 1993-1998 në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë ku mori titullin Mjek Stomatolog, pasuar nga një Master në Ortodonci në vitin 2006 në të njëjtin Universitet. Në 2020 ajo ka marrë titullin Doktor i Shkencave dhe që prej 2002 dhe punon si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Mjekësisë. Gjithashtu është pjesë e stafit të Akademisë Ivodent si shefe e Departamentit të Ortodoncisë, Fakulteti i Teknikave Dentare.

Head of the Department of Prosthetics

Prof. Altin Mele

Prof. Altin Mele është një specialist i kimisë industriale me përvojë të gjerë në kërkimin dhe menaxhimin akademik. Me formim në Universitetin e Tiranës dhe doktoraturë në Universitetin e Siegen, ai fokusohet në zhvillimin e materialeve qeramike me aplikime në materialet dentare dhe biomaterialet, duke studiuar veçanërisht vetitë e tyre termike dhe strukturën poroze. Krahas kontributeve shkencore në revista ndërkombëtare, ai ka një rol të rëndësishëm në drejtimin e aktiviteteve akademike, zhvillimin e programeve studimore dhe menaxhimin strategjik të institucioneve të arsimit të lartë.

Untitled Diagram

Akademia Ivodent

Rruga “Fortuzi” nr 91

1016, Tiranë

info@ivodent.edu.al

+355 69 606 0775

+355 69 700 3070

© Akademia Ivodent – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Rrjetet tona sociale
website